Plas mes Lorientit dhe Nices

Futboll

Plas mes Lorientit dhe Nices

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 00:16
Regis Le Bris

Dëshira e Nice për të marrë në krye të stolit Regis Le Bris, duket se nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Lorient, me të cilët tekniku ka kontratë deri në 2027-ën.

Në një reagim zyrtar, Lorient la bërë me dije se nuk do ta pranojë dorëheqjen e trajnerit.

“Bordi Drejtues dhe anëtarët e klubit, Lorient kanë vendosur të mos dorëzohen dhe të mos e ndërpresin marrëveshjen.”-bën me dije Lorient.

Ndërsa mediet franceze raportojnë se Nice akuzon Lorient për sjellje të padrejta dhe se do të kërkojë sanksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat