Bën parashikimin e çmendur për finalen e Champions

Futboll

Bën parashikimin e çmendur për finalen e Champions

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:40
Gareth Bale

Afron finalja e Ligës së Kampioneve dhe çdokush mundohet që të parashikojë se si mund të shkojë fati i ndeshjes mes Mançester Sitit dhe Interit.

Një prej tyre është edhe Gareth Bale një lojtar i cili e di se si fitohet Liga e Kampioneve.

Uellsiani ka qenë pjesë e Real Madrid dhe në karrierën e tij e ka fituar 5 herë këtë trofe, më të fundit në sezonin e kaluar. Edhe uellsiani është munduar që të japë një parashikim, por ka bërë atë që pakkush priste.

Sipas shifrave që ka shkruar Bale në tabelë, Mançester Siti do të dominojë plotësisht ndeshjen, pasi uellsiani parashikon që anglezët do të fitojnë me rezultatin 5-0. Se sa do i afrohen këto shufra realiteti, do ta tregojë vetëm fusha e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat