Sipas raportimeve, Luis Enrique është shfaqur si favoriti për të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.
Ish-trajneri i Barcelonës ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Spanja pas eliminimit befasuese në Kupën e Botës nga Maroku.
Enrique, 53 vjeç, ishte përfolur më parë për një transferim te mundshëm teë Chelsea dhe Tottenham në fillim të kësaj vere.
Dy klubet e Premier League kanë zgjedhur Mauricio Pochettino dhe Ange Postecoglou në vend të spanjollit.
PSG, nga ana tjetër po zhvillonte bisedime me ish-trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, pas largimit të Christophe Galtier.
Por L’Equipe raporton se negociatat me gjermanin kanë dështuar, duke hapur derën për Enrique.
Sipas gazetarit të Bild, Tobi Altschaffl, spanjolli tani është favorit për të marrë vendin e punës.
Ai ka drejtuar më parë skuadrën B të Barcelonës, Celta Vigo dhe Roma, përpara se të merrte skuadrën e parë të gjigantëve katalanas.
Me Barçën ai fitoi dy tituj të La Ligës, tre Copa del Rey dhe një Champions League përpara se të largohej në 2017.
Një vit më vonë ai mori postin e trajnerit të Spanjës, duke i udhëhequr ata në gjysmëfinale të Euro 2020 përpara se të eliminohej në 1/8-at e Kupës së Botës 2022.
Ish-mesfushori i PSG-së, Thiago Motta gjithashtu është përmendur për të marrë drejtimin e parisienëve. Motta, 40 vjeç, aktualisht drejton Bologna-n, pasi ka drejtuar më parë U-19 të PSG-së gjatë sezonit 2018-19.
Ai ka qenë gjithashtu në krye të skuadrave italiane Genoa dhe Spezia.