Aliti në formacionin e javës

Futboll

Aliti në formacionin e javës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:27
Formacioni i javës

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 me Rumaninë të premtën mbrëma në Fadil Vokrri.

Dardanët përkundër dominimit gjatë 90 minutave nuk arritën t’i merrnin tre pikët e shumëkërkuara.

Megjithatë mbrojtja ishte pika më e fortë e Kosovës në këtë duel, duke neutralizuar sulmuesit mysafirë.

Fidan Aliti ka qenë futbollisti me notën më të lartë në këtë sfidë.

Qendêrmbrojtësi dardan mori notë 8,0 në përballje me rumunët në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Anëtari i klubit zviceran Zurich është përfshirë në formacionin e javës.

Vend në formacionim e javës kanë zënë edhe yjet si Kvicha Kvaratskhelia, Eduardo Camavinga apo Bruno Fernandes.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon të hënën mbrëma si mysafirë i Bjellorusië në Budapest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat