Ofron 130 mln euro për dy yjet e kombëtares së Anglisë

Futboll

Ofron 130 mln euro për dy yjet e kombëtares së Anglisë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:55
Logo e Man. Junajted

Skuadra e Man. Junajtedit po lufton fort për të sjellë në “Old Trafford” dy yjet e kombëtares angleze, sulmuesin Hari Kejn dhe mesfushorin Mejson Maunt. Edhe pse Totenhami e Çellsi nuk i ulin pretendimet e tyre, “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Për të bërë të mundur transerimin e dy lojtarëve, mësohet se Man. Junajted do të shpenzojë 130 milionë euro.

Skuadra nga Mançesteri po i merr gjërat me radhë, duke u përpjëkur që fillimisht të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin e Çellsit, që për momentin refuzoi 50 milionë euro.

Gjithsesi, “Djajtë e Kuq” kanë konfirmuar se do të rritin ofertën për të bindur Çellsin dhe pasi të marrin “OK”-in e klubit londinez do të nisin sulmin për Kejnin.

Për golashënuesin e Premier Ligës do të paguhen rreth 70-80 milionë euro, shumë që skuadrat e tjera nuk janë në gjendje ta paguajnë, me Realin, që ka hequr dorë nga kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat