Barcelona si Manchester City

Futboll

Barcelona si Manchester City

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 18:17
Logo e Barcelonës

Barcelona si Manchester City. Nuk po flasim për rezultate sportive por për biznes. Si dhe City Group, i cili krijoi klubin e Major League Soccer New York City në 2013, blaugrana, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, mund t’i japë jetë një klubi në Katar.

Kjo do të shpjegonte udhëtimin javën e kaluar në vendin arab të një delegacioni nga klubi katalanas i përbërë nga presidenti Laporta dhe drejtuesit e zonës sportive Xavier Puig dhe Joan Soler dhe prania në tribunat e Camp Nou të Mohammed bin Abdullah Al-Attiyah, kryetar i bordit të tij të drejtorëve të Baladi Holding, me rastin e ndeshjes mes Barcelonës dhe Mallorca më 28 maj.

Për këtë rast atij iu dha edhe një fanellë me emrin e tij dhe pozoi për një fotografi me Laportën dhe Puig me të cilët u takua sërish pak ditë më parë.

Sigurisht që diçka po përgatitet, edhe nëse modeli duhet studiuar me kujdes, nëse është e mundur, nëse ka papajtueshmëri ligjore. Për momentin ideja po testohet. Qëllimi do të ishte për të siguruar të ardhura të reja, duke qenë se marka e Barçës është shumë e fuqishme ndërkombëtarisht.

Krijimi i Superligës, mbështetës të së cilës janë Barcelona dhe Real Madridi, nuk do të paragjykonte formimin e një klubi në Katar. Gjykata e Luksemburgut duhet të shprehet brenda disa javësh për të shpallur vendimine saj në këtë drejtim.

Në rast vendos se ka një monopol të UEFA-s në organizimin e kompeticioneve europiane, panorama aktuale mund të ndryshojë. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por sigurisht, nëse projekti do të miratohej, do të ishte një injektim i bukur likuiditeti në arkën e klubit, i cili është në vështirësi të mëdha ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat