Agim Ademi: Këto 28 vite për gazetën “Bota sot”, tregojnë besueshmërinë e lexuesve

Futboll

 Agim Ademi: Këto 28 vite për gazetën “Bota sot”, tregojnë besueshmërinë e lexuesve

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:46
 Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se gazeta “Bota sot” me profesionalizëm pasqyron të gjitha aktivitetet e sportit.

Numri i futbollit të Kosovës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.   

“Për 28 vite vlerësimi është maksimal vetëm për mundësinë e ekzistimit.

Veç këto 28 vite tregojnë besueshmërinë e lexuesve për lajme të drejta, të shpejta dhe tema shtjelluese, ku kanë rezultuar me rregullimin e situatës.

Unë sa i përket redaksisë së sportit mund të them që shumë profesionale në gazetari, që njohin të gjithë rrugëtimin e sportit nga mëvetësia por edhe historinë e sportit kosovar sidomos të futbollit, specifik e veçantë është që përcjellin kategoritë e reja ku i pasqyron me theks të veçantë talentet dhe rezultate të tyre. Uroj 28 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’”, ka uruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat