Vendos Interi, Asllani nuk shitet

Futboll

Vendos Interi, Asllani nuk shitet

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:00
Kristjan Asllani

Interi nuk ka dyshime, Kristjan Asllani nuk do të largohet. Vet reprezentuesi shqiptar e ka përsëritur disa herë dëshirën për të qëndruar dhe tashmë në të njëjtën vij janë edhe drejtuesit e skuadrës zi e kaltër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth shqiptarit ka një synim serioz për të ndërtuar një projekt të mirëpërcaktuar. Shitja e Marcelo Brozovic, përveç financimit të ardhjes së Davide Frattesit, ka si pasojë edhe rritjen e ish-lojtarit të Empolit, i cili do të jetë mbështetës i Hakan Calhanoglut, i cili do të kalojë përfundimisht në rolin e organizatorit.

Për Interin, Asllani është një pasuri për t'u vlerësuar dhe për këtë arsye përjashtohet çdo mundësi për t’u larguar, vetëm nëse trajneri Simone Inzaghi nuk paraqet ndonjë propozim të ri.

Minutazha në lojë do të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe më në fund Kristjani do të ketë shansin për t'u shfaqur në ndeshje të mëdha në sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat