Thuram: Ditë e mrekullueshme

Futboll

Thuram: Ditë e mrekullueshme

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:13
Thuram

Marcus Thuram është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Sulmuesi francez ka folur për mediat pas prezantimit nga zikaltërit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, sot është një ditë e mrekullueshme. Kam parë Serinë A kur kam qenë i vogël dhe kam parë kaq shumë kampionë. Të vij në Serie A është si të kthehesh në shtëpi për mua”.

Nuk do të jeni Turam i parë që luan në Itali. 

Sa i rëndësishëm ishte shembulli i babait tuaj dhe çfarë sugjerimesh ju dha?
“Liga italiane ka ndryshuar shumë që kur ka luajtur babai im.

Por ai më dha shumë këshilla, si baba: luaj me gëzim, përfito nga momenti dhe shijo çdo moment, sepse ëndrra ime është realizuar”.

Jeni kthyer nga sezoni juaj më i mirë, madje keni luajtur në finalen e Kupës së Botës. Çfarë prisni nga kjo aventurë në fanellën e Nerazurrëve?
“Shpresoj të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të fitoj shumë”.

Kur ishe i vogël, Ronaldo ishte një nga idhujt tuaj. Çfarë efekti ka tek ju të luajturit me fanellën e tij dhe sa jeni frymëzuar prej tij?

Është ëndërr të vesh të njëjtën fanellë si ai dhe të luaj në të njëjtin stadium. Nuk mund ta imagjinoj emocionin që do të ndjej kur të jem në stadium me të gjithë tifozët”.

Ju keni luajtur tashmë në “San Siro” kundër Interit, sa i etur jeni për të luajtur para tifozëve tuaj të rinj? Keni një mesazh për ta?
“Kam parë disa video në YouTube për të kuptuar se si luhen ndeshjet në San Siro. U them tifozëve të më presin se po vij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat