Tre alternativa

Futboll

Tre alternativa

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:26
De Laurentiis

Me koreano-jugorin Kim Min Jae që është rrugës për Mynih, ku do të bashkohet me Bayernit, Napoli është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mbrojtës për të kompletuar repartin.

Emri i preferuar të klubin kampion të Italisë, është ai i italianit të Atalantës, Giorgio Scalvini, megjithatë problem për momentin janë pretendimet e klubit bergamask.

Atalanta e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë oferta më të ulëta se 50 milionë euro për mbrojtësin e talentuar, ndërsa Napoli në sondazhet e tij ka treguar gatishmërinë të shkojë deri në 30 milionë euro.

Pasi të konkretizohet transferimi i Kim Min Jae te Bayerni, pritet që De Laurentiis të bëjë një tjetër tentativë për Scalvinin, këtë herë duke përfshirë në marrëveshje ndonjë prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e ardhshme të klubit.

Alternativa të tjera që ndiqen nga napolitanët janë Maximilian Kilman i Wolvesit dhe Robin le Normand i Real Sociedad , që gjithsesi nuk kushtojnë më pak se Scalvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat