Jo vetëm Messi dhe Busquets

Futboll

Jo vetëm Messi dhe Busquets

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:21
Messi dhe Busquets

Jo vetëm Messi dhe Busquets, Inter Miami hidhet në sulm dhe për Sergio Ramos!

Inter Miami, duket se nuk ka të ndalur këtë merkato vere, teksa pas Messit dhe Busquets, synon një tjetër lojtar të madh.

Sipas raportimeve më të fundit, nga tabloidet britanike, pronari i Inter Miami, David Beckham kërkon të sjellë në Majemi dhe kampionin e Botës e të Evropës me Spanjën, Sergio Ramos.

Qendërmbrojtësi spanjoll, tashmë 37-vjeçar ka mbetur pa ekip, që prej të premtes së 30 qershor, pasi përfundoi kontratën e tij me “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat