Zbardhet dëshmia e Dani Alvesh

Futboll

Zbardhet dëshmia e Dani Alvesh

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim e Alveshit

Dani Alvesh vazhdon të jetë në burg prej më shumë se 5 muajsh, teksa akuzohet për përdhunim në një nga klubet e qytetit të Barcelonës.

Ish-futbollisti ka pasur një histori erotike me një vajzë që ishte në disko, por kjo histori është kthyer në makth për të pas denoncimit për përdhunim

Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe dëshminë që Dani Alvesh ka dhënë për këtë ngjarje.

Në fillim, ai shprehej se nuk kishte ndodhur kurrë asgjë, por më pas e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë duke u shprehur se donte vetëm që të shpëtonte martesën.

“Pasi hymë në tualet, qëndruam ballë për ballë dhe ajo nisi të më puthte dhe të më hiqte pantallonat.

Nuk ka ndodhur asgjë që ne nuk e donim. Gjithmonë e kam trajtuar me respekt të madh.

Ne ishim të ulur në tavolinën që ishte në hyrje. Fola me Brunon dhe i bëmë me shenjë kamarierit dhe ai menjëherë na solli 3 vajza.

Po argëtoheshim dhe me njërën prej tyre kishim menjëherë një tërheqje seksuale. Ajo më uli në tualet dhe menjëherë filloi të më ngacmonte.

E kam pyetur 2 herë nëse i pëlqente diçka e tillë dhe më ka thënë po. Më pas ajo u çua dhe u kthye me kurriz nga unë dhe aty kemi kryer marrëdhënie. As në tualet dhe as në dhomën private nuk më ka kërkuar që të ndaloj për asgjë”, shprehet Dani Alvesh në deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat