Thaçi ndahet me Lirinë

Futboll

Thaçi ndahet me Lirinë

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2023 Në ora: 17:07
Pamje nga një ndeshje

Futbollisti Ragip Thaçi konfirmon ndarjen me klubin me renome Liria e Prizreni.

Thaçi pas pesë viteve i thotë lamtumirë prizrenasve. 

“Nuk do të jem pjesë e Klubit FC Liria. 

Gjatë qëndrimit tim 5- vjeçar në këtë klub dhe angazhimit tim kam treguar rezultate të mira, kështu duke e ngritur FC Liria në Superligë. 

Mirënjohes për besimin përgjatë këtyre 5 viteve të arta për mua. 

Falënderoj udhëheqësit e klubit, trajnerin dhe gjithë shtabin teknik për bashkëpunimin, tifozët e mrekullushëm dhe te pandalshëm ‘Arpagjik't’ Prizren”, njofton mes të tjera Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat