Eintracht Frankfurt vazhdon përforcimet

Futboll

Eintracht Frankfurt vazhdon përforcimet

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:18
Ellyes Skhiri

Ellyes Skhiri është zyrtarisht lojtar i Eintracht Franfurt.

Mesfushori do të vazhdojë rrugëtimin në Gjermani, ndonëse tashmë jo më me skuadrën e Koln-it.

Frankfurt ka zyrtarizuar afrimin e Skhiri nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndër të tjera bën me dije se mesfushori ka firmosur deri më 30 qershor 2027.

28-vjeçari u transferua te Frankfurt-i me parametra zero, teksa më herët i dha fund eksperiencës me fanellën e Koln-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat