Spanja në finale, ndeshet me Anglinë U21

Futboll

Spanja në finale, ndeshet me Anglinë U21

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:45
Spanja U21

Zbulohen finalistët e Europianit të 21-vjeçarëve, Spanja dhe Anglia do të përplasin “brirët” në finalen e madhe që do të zhvillohet këtë të diel në “Batumi Arena”.  

Në gjysmëfinalet e zhvilluara ditën e sotme, Anglia U21 mposhti Izraelin U21 me rezultatin 3-0, ndërkohë që triumf bindës edhe për Spanjën, që arriti të fitonte me rezultatin 5:1 ndaj Ukrainës U21. 

Ishte gjysmëfinalja e 11-të e Spanjës U21 në Kampionatin Europian që sivjet po organizohet në Gjeorgji dhe Rumani. Spanjollët po synojnë që të krijojnë historinë me triumf në finalen e së dielës ku do të takohen me Anglinë U21. 

Spanja dhe Italia kanë nga pesë tituj evropian, ndërsa së fundmi e fituan këtë garë në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat