Tërbohet presidenti i Tottenhamit

Futboll

Tërbohet presidenti i Tottenhamit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 12:43
Kane e Tuchel

Blerja e Harry Kane nga Bayerni i Mynihut është një nga temat më të nxehta të kësaj merkatoje verore në Angli.

Vetë sulmuesi anglez duket se e dëshiron këtë transferimin te skuadra bavareze, e cila po bën madje disa manovra që e kanë tërbuar presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy.

Sipas “Daily Mail”, sulmuesi dhe trajneri i kampionëve të Bundesligës, Thomas Tuchel kanë zhvilluar “bisedime sekrete” në shtëpinë e lojtarit.

Nga Gjermania, “Bild” shton se Tottenham tani dëshiron të hakmerret me Bayernin dhe do të refuzojë një ofertë prej 85 milionë stërlinash, duke kërkuar edhe më shumë para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat