Argjentinasi pret oferta nga Arabia Saudite

Futboll

Argjentinasi pret oferta nga Arabia Saudite

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:07
Korrea

Hoakin Korrea mund të transferohet në Arabinë Saudite. 

Sipas mediave italiane, argjentinasi është i hapur për një ofertë të mundshme nga arabët. 28-vjeçari nuk është përshtatur asnjëherë te zikaltërit, teksa në sezonin që kaloi nuk numëron më shumë se 3 gola në Serie A.

Interi shpreson se nga shitja e tij mund të grumbullojë 15 milionë euro, para të nevojshme për të financuar ndonjë afrim të rëndësishëm në këtë periudhë merkatoje.

Sulmuesi u transferua në Milano në vitin 2020 nga Lacio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat