​Cuadrado lojtar i Interit

Futboll

​Cuadrado lojtar i Interit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 10:48
Cuadrado

Interi është shumë afër kompletimit të transferimit të Juan Cuadrados si lojtar i lirë.

Kjo lëvizje befasuese ka lënë të habitur edhe tifozët e kësaj skuadre, aq sa grupit ulltras i tyre të njohur si “Curva Nord” ka paralajmëruar protestë për ta kundërshtuar këtë blerje pasi e kaluara e tij me Juventusin shihet si pengesë e madhe.

Kolumbiani pritet që pas tetë sezonesh në Juventus të bashkohet me Interin si një lojtarë me parametra zero . Një goditje padyshim e papritur. Megjithatë, ka një arsye teknike: t'i jepet Inzaghit një anësor me cilësi.

Me Interin, Cuadrado pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me përfitime prej 2.5 milionë eurove në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat