Sfida e kthimit në Hungari, Alshevski: Do të bëj ndryshime

Futboll

Sfida e kthimit në Hungari, Alshevski: Do të bëj ndryshime

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:06
Alshevski

Trajneri i BATE Borisov, Kirill Alshevski, u shfaq para mediave ditën e djeshme për konferencën e zakonshme për mediat para ndeshjes ndaj Partizanit, e programuar për orën 20:00 në stadiumin e Mezokozvezd.

Alshevski mesa duket nuk ka dalë i kënaqur nga ndeshja e parë dhe paralajmëron ndryshime në formacion.

Trajneri shprehet i bindur në një rezultat pozitiv në rast se skuadra do të arrijë të dalë në lojën e vet.

“Do të kryejmë stërvitjen e fundit pra kësaj ndeshjeje. Do të bëjmë disa ndryshime në bazë të gjërave që nuk shkuan në ndeshjen e parë.

E kemi planifikuar një formacion, por si gjithnjë ai edhe për lojtarët caktohet në ditën e ndeshjes. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Sa i përket rrjedhës së takimit, shpresojmë se do të arrijmë të tregojmë lojën tonë.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë në parim mund të llogarisim një rezultat pozitiv për ne. Loja do të gjykojë dhe do të tregojë.

Gjëja kryesore është që djemtë të jenë të sigurt në vetvete dhe të demonstrojnë të gjitha cilësitë e tyre më të mira”, u shpreh Alshevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat