West Ham insiston për Brojën

Futboll

West Ham insiston për Brojën

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:55
Armando Broja

West Ham është duke negociuar me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja.

“La Gazzetta dello Sport” të enjten shkruan se West Ham dëshiron të marrë sulmuesin kuqezi në formën e një huazimi për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, West Hami prej kohësh është duke kërkuar Brojën, i cili tashmë është afër rikthimit në fushën e blertë pas lëndimit të pësuar në mesin e sezonit të kaluar.

Në rast se West Ham do të transferojë shqiptarin, atëherë Gianluca Scamacca do të ‘fluturoj’ drejt Romës, pasi që futbollisti italian dëshiron rikthimin tek klubi i tij i zemrës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat