PSG kërcënon sërish Mbappen

Futboll

PSG kërcënon sërish Mbappen

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:54
Kylian Mbappe

Pasi që ia bëri të qartë se nuk do ta lejojë të largohet si lojtar i lirë nga klubi, Paris Saint-Germain nuk e përfshiu Kylian Mbappen me skuadrën në përgatitjet parasezonale në Japoni.

Krerët e PSG-së ia kanë bërë të qartë Mbappes se nuk do ta lejojnë të largohet nga klubi si lojtar të lirë, dhe se ylli francez ose duhet të rinovojë kontratën ose do të shitet këtë verë.

Tani thuhet se PSG ka qenë e vendosur pas këtij vendimi, pasi që e ka vënë Mbappen në shitje, edhe pse vetë lojtari ka thënë publikisht se do të qëndrojë edhe për një sezon në Paris.

Sigurisht destinacioni i radhës i Mbappes pritet të jetë Reali, por që ky i fundit si duket nuk ka fonde të mjaftueshme për ta përballuar transferimin e fituesit të Kupës së Botës.

Por, garës për Mbappen i janë futur edhe disa skuadra nga Arabia Saudite, të cilat janë të gatshme që të thyejnë rekordin botëror të transferimit (Neymar te PSG) duke ofruar më shumë se 222 milionë euro për Mbappen.

Sipas “Foot Mercato”, thuhet se qeveria saudite, e cila përmes Fondit Publik të Investitorëve ka kontroll mbi katër klubet më të mëdha të vendit, është gati që t’i ofrojë 24 vjeçarit një ofertë gjigante për t’i bashkuar ligës saudite.

Ndërkaq, “RMC Sport” bën të ditur se PSG i ka vënë një tjetër ultimatum Mbappes, pasi që do të pranojë ofertën mbi 220 milionë euro të Al Hilal, nëse ai nuk e rinovon kontratën e tij deri më datën 31 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat