Raphael Varane

Futboll

Raphael Varane

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 16:01
Raphael Varane

Mbrëmjen e së enjtes, “djajtë” e Manchester United njoftuan arritjen e marrëveshjes me “zikaltërit” e Inter për shërbimet e “gardianit”, Andre Onana, mirëpo ende pa bërë debutimin e tij, duket se ardhja e kamerunasit në “Old Trafford” ka karikuar jo pak lojtarët.

Ndër ta është dhe qendërmbrojtësi francez, Raphael Varane, i cili ditën e sotme ka thënë disa fjalë për mediat, mbi transferimin e Onana, ku është shprehur se mezi pret të luajë me një portier të nivelit të tillë në krah.

“Ai do të sjellë cilësitë e tij këtu.

Po flasim për një portier që është i mirë me topin, i qetë në këto situata.

Unë mezi pres të luaj me të”,- u shpreh “shtatlarti” francez i mbrojtjes, teksa duket se mbërritja e kamerunasit ka qetësuar jo pak prapavijën e “djajve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat