Neymar dëmtohet sërish

Futboll

Neymar dëmtohet sërish

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 12:46
Neymar

Përvoja e Neymar në Arabi nuk fillon në mënyrën më të mirë. Në fakt, sulmuesi brazilian do të duhet ende të presë para debutimit të tij zyrtar me Al-Hilal. Ish-sulmuesi i PSG-së është frenuar sërish nga një dëmtim, me karakter muskulor, që do ta pengojë të dalë në fushë për rreth një muaj.

Prandaj, Neymar duhet të jetë në dispozicion të plotë të Al-Hilal vetëm pas pushimit për ndeshjet e ekipeve kombëtare në shtator. 

Përmasat e problemit muskular të Neymar nuk janë të qarta, por trajneri Jorge Jesus, dukshëm i mërzitur, njoftoi në konferencë se braziliani do të mungojë për shkak të një dëmtimi.

Në këtë pikë, braziliani nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen e tij të parë për Al-Hilal deri pas pushimit ndërkombëtar, të planifikuar për në shtator. Al-Hilal i pagoi PSG-së 100 milionë euro për kartonin e Neymar, ndërsa braziliani ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare, deri më 2025, falë së cilës do të fitojë 300 milionë dollarë, baraz me rreth 270 milionë euro.

Në sezonin e tij të fundit me PSG-në, Neymar bëri 29 paraqitje, duke humbur disa ndeshje për shkak të lëndimit, dhe shënuar 18 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat