Moratti kundër

Futboll

Moratti kundër

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:55
Moratti

Pak shaka dhe një përkëdhelje, sepse kështu është Massimo Moratti.

Ai nuk i harron njerëzit e tij, lëre më dashuritë e tij të mëdha. Alvaro Recoba, në radhë të parë, por më pas Roberto Mancini, të cilin e ndoqi për një kohë të gjatë (dhe më pas e punësoi si trajner) kur ishte në krye të Interit.

Dhe kështu mendimet e tij për zgjedhjen e “Mancios” për të lënë pankinën e Italisë dhe ulur në atë të Arabisë Saudite janë si tirada e babait mirëkuptues:

Çfarë mendoj unë?

Kur një profesionist, nëse e gjen veten përpara një oferte të tillë, është e natyrshme që e pranon. Ndoshta kishte filluar të mërzitej, ndoshta mendonte se nuk kishte të ardhme me kombëtaren. Paratë i kanë fshirë dyshimet e fundit”.

Gjithçka për ish-presidentin e zikaltërve ka një shpjegim të qartë: “Roberto është instinktiv. Ndonjëherë të nxjerr jashtë ekuilibrit. Ai më bëri një gjë të ngjashme pas eliminimit tim në Champions League me Liverpool, më 2008. Dha dorëheqjen, më kapi në befasi, sepse nuk e kisha menduar kurrë ta largoja. Mancini është plot talent dhe prandaj edhe i paparashikueshëm”.

Me pak fjalë, është një çështje e thjeshtë talenti. I gjenialitetit, që është gjithashtu dhe domosdoshmërisht pamaturi: “Cilado qoftë pesha e njërës apo tjetrës pak rëndësi ka, sepse pastaj përfundoni i varrosur nga zgjedhjet tuaja dhe i sulmuar pa masë.

Ai tha: më trajtuan si përbindëshi i Firences. Duhet të priste një reagim të fortë, sepse në Itali, kombëtarja, sidomos kur fiton, bashkon vendin. Ndoshta mund ta kishte trajtuar më me kujdes historinë, por sido që ta kishte bërë, do të merrte kritika gjithsesi”.

Më tej shtoi: “Arabia Saudite dëshiron të diversifikojë ekonominë e saj në mënyrë që të mos varet më nga nafta.

Ajo po blen sportin botëror për të propozuar një imazh të ri të vendit, por operacioni nuk mund të errësojë situatën e të drejtave të njeriut. Persekutimi i komuniteteve homoseksuale, diskriminimi që kufizon jetën e grave, shifra mbresëlënëse të dënimit me vdekje.

Ky është një problem i rëndësishëm, do të thosha thelbësor, për ata që shkojnë atje për të punuar. Unë kam respekt për këto vende, me të cilat kam pasur marrëdhënie profesionale dhe e di që duhet të përshtatemi, edhe nëse ndonjëherë dallimet kulturore janë të thella.

Dikush mund të mbyllë sytë para të menduarit se jeton në një vend për një periudhë të kufizuar, por nuk është e lehtë, veçanërisht për ata me ndërgjegje të ndjeshme ndaj çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut”.

Kombëtarja i është besuar Luciano Spallettit, një tjetër ish-trajner i Interit. A është ai zgjedhja më e mirë?

Moratti përgjigjet: “Unë me të vërtetë mendoj kështu. Spalletti u tregua shumë i mirë te Napoli”.

Ka ende kohë për një parashikim të Serie A: “Më duket se mbretëron ekuilibri, edhe nëse Napoli mbetet ekipi më i fortë.

Nuk e prisja fillimin fals të romakëve. Mourinho, ende ai i tripletës zikaltër?

Kush e di, njeriu mbetet i njëjti si gjithmonë. Di të fitojë mjedisin, por nga pikëpamja profesionale është jashtëzakonisht serioz”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat