Vora e nis me një fitore bindëse

Futboll

Vora e nis me një fitore bindëse

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:41
Pamje nga ndeshja

Vora e nis me këmbën e mbarë Kategorinë e Parë teksa mposhti në fushën e saj me rezultatin e thellë, 4-1 Besën.

Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 27-të me anë të Raboshtës, por kavajasit reaguan dhe vetëm dy minuta më pas barazuan me Mezanin.

Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Vora zbriti në fushë me një tjetër marsh duke gjetur tre herë rrugën e rrjetës.

Fillimisht ai që riktheu skuadrën në avantazh ishte Qardaku në të 57-tën, ndërsa më pas erdhën edhe golat e Tabakut e Raboshtës që fiksoi rezultatin përfundimtar 4-1. Kështu, që në javën e parë, Vora shfaq pretendimet për një sezon si protagoniste ku synohet ngjitja në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat