Pse Lewandowski mbuloi sytë?

Futboll

Pse Lewandowski mbuloi sytë?

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:40
Lewandowski

Robert Lewandowski shpërtheu nga gëzimi në ndeshjen e tij të fundit me Barcelonën kur shënoi golin e fitores kundër Osasuna nga pika e bardhë e penalltisë. Një arritje që e festoi me ritualin më klasik, që kur futbolli u bë profesionist, duke gëzuar me shokët e tij të skuadrës.

Dy herë fituesi i “Këpucës së Artë” në Europë dhe një herë (“Pichichi”, sezonin e kaluar) në La Liga shkoi me atë kënaqësi intime në grumbullimin me kombëtaren polake.

Me kombëtaren e tij, Lewandowski ishte edhe një herë vendimtar, duke shënuar dy golat në fitoren ndaj skuadrës së Ishujve Faroe, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjëja më e habitshme ndodhi menjëherë më pas, kur sulmuesi polak i Barçës festoi golin e tij duke vendosur duart në fytyrë, duke mbuluar radhazi sytë, veshët dhe gojën. Rituali enigmatik i hapi dyert çdo interpretimi, sidomos si pasojë e disa opinioneve kritike për momentin që po kalon sportivisht bomberi 35-vjeçar.

Sulmuesi i Barçës është kritikuar gjerësisht për paraqitjet e tij të fundit me kombëtaren polake.

Disa media polake e interpretuan atë “liturgji” si një gjest shfajësimi individual… Na u desh të prisnim deri në fund të ndeshjes për të zbuluar, ndonëse pjesërisht, motivimin që ofroi Lewandowski për të shpjeguar reagimin e tij të koduar: “Është një sekret familjar, sekreti ynë. Sot është ditëlindja e Anna (Lewandowska) dhe ajo e di se çfarë doja të thoja”.

Një nga leximet që janë dhënë është se kjo festë kujton tre majmunët, ose “majmunët e mençur”, të kulturës japoneze, e cila tradicionalisht kuptohet si “mos shiko asnjë të keqe, mos dëgjo asnjë të keqe dhe mos fol keq”.

Për shembull, sulmuesi holandez Memphis Depay, dikur i Barçës dhe tani tek Atlético Madridi, është shumë i zakonshëm në këto lloj festimesh që përmbajnë konotacione filozofike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat