Muric: Nuk e meritonim

Futboll

Muric: Nuk e meritonim

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 00:04
Muric

Aro Muric priti një penallti, shpëtoi portën e Kosovës edhe në disa raste të tjera, por nuk ia doli të mbante të paprekur portën në duelin me Rumaninë, që u humb 2-0.

Portieri i Kosovës foli pas ndeshjes ndër të tjera tha:

“Ishte e vështirë për ne, nuk e merituam këtë. Nuk jemi të lumtur. Nuk duhej ta lejonim të ndodhtë kështu, duhet të bënim më mirë.

Penalltia? Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë. Jemi të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat