Endrick përgatitet për Realin

Futboll

Endrick përgatitet për Realin

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 13:33
Endrick

Real Madrid duket se ka gjetur një profesionist të vërtetë tek Endrick dhe jo thjesht një djalosh me shumë cilësi që do të vijë nga Brazili në vitin 2024, sapo të mbushë 18-vjeç.

Sulmuesi, pjesë e Palmeiras në vendlindje, së fundmi thekson se është shumë i dhënë pas familjes dhe se preferon një darkë me ta në një restorant të qetë se sa një festë në diskotekat e zhurmshme.

“Të jem i sinqertë unë i urrej diskotekat dhe festat, preferoj më mirë të shkoj në restorant me familjen time.

Ndër të tjera as nuk më intereson shumë sa para fitoj, sa do të fitoj apo vitet në kontratë.

Unë dua vetëm të luaj futboll dhe ta shijoj atë. Jam i ri, por kam parë shumë. Kam parë lojtarë të cilët kanë gabuar dhe unë dua të mësoj që të mos përsëris gabimet”, u shpreh Endrick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat