Rexhepi i dëshpëruar

Futboll

Rexhepi i dëshpëruar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 18:09
Rexhepi

Feronikeli ’74 ka pësuar humbje 0-3 para adhuruesve të vet nga Llapi.

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi ka qenë i dëshpëruar pas disfatës 3:0 të pësuar nga Llapi, por atë e ka gëzuar fakti që lojtarët nuk janë dorëzuar deri në fund të ndeshjes.

“Penalltia në një farë mënyre jo se na prishi hesapet por në këto ndeshje e rëndësishme është se kush avancon i pari. Llapi ka shumë skuadër të fortë e cilësi dhe pas golit të parë, arritën edhe ta dyfishojnë epërsinë.

E kemi ditur nga fillimi i edicionit se do të kemi vështirësi. Ne kemi futbollistë të mirë që kanë pasur edhe minutazhë në skuadrat ku kanë luajtur, por përballemi me ekipe që janë të mirë në çdo aspekt”, ka thënë ai pas takimit.

“Kemi luajtur lojë të mirë. Edhe pse rezultati ishte 3:0, djemtë luajtën deri në fund. Kjo më bën krenar pasi nuk u dorëzuam në asnjë moment. Kemi pasur orar të vështirë dhe probleme me lëndime”, është shprehur Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat