Man United informon klubet arabe se duan shitjen e Sancho-s

Futboll

Man United informon klubet arabe se duan shitjen e Sancho-s

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 14:41
Jadon Sancho

Manchester United ka informuar klubet arabe se në afatin kalimtar të janarit mund ta blejnë sulmuesin Jadon Sancho.

Anglezi siç raportohet, tashmë ka prishur me Erik ten Hag pas polemikave të fundit, ndërsa edhe pas takimit që u mbajt pak ditë më parë nuk është arritur asnjë marrëveshje mes dy palëve.

Kësisoj, Man United tashmë ka dhënë “dritën e gjelbër” për shitjen e mundshme të ish yllit të Borussia Dortmundit, atë për vetëm 65 milionë funte.

Afati veror në fakt është ende i hapur në Turqi dhe Katar por një marrëveshje e ditëve të fundit nuk ka gjasa për t’u realizuar shkaku që lojtari dëshiron të vazhdojë në Evropë.

Sancho preferon qëndrimin në nivelin e lartë me shpresën ta gjejë formën që kishte te gjiganti gjerman dhe të rimerr ftesën e Anglisë për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat