Josa nuk befasohet

Futboll

Josa nuk befasohet

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:48
Josa

“Çdo skuadër po mer atë që meriton. Erzeni edhe një vit më parë e nisi me këtë vrull, nuk mund ti them surprizë. Të gjitha skuadrat janë të motivuara, por e rëndësishme është gjendja që kapin nga ndeshja në ndeshje”.

Është ky mendimi i Mirel Josës, ish-futbollist dhe trajner i njohur, i pranishëm në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH.

Ekuilibri i rrogozhinasve – “Egnatia do ti vrasë ndeshjet me shpejtësinë që ka në sulm. Problemi mendoj se është ekuilibri. Kur një ndeshje shkon 2-0, mendoj se është e mbyllur”.

Ndeshja nuk fitohet pa nisur  - “Nuk më pëlqeu forma e Tiranës. Duhet të kemi parasyshë që ndeshja nuk mund të fitohet pa nisur. Erzeni edhe vjet i ka hapur punë, edhe këtë sezon e ka nisur mirë kampionatin. Tirana nuk u ngrit asnjëherë, Erzeni duhet të kishte shënuar dhe golin e dytë, kishte raste më të mira se Tirana”.

Nuk është e mbledhur si skuadër - “Dinamo nuk është e mbledhur si skuadër. Me shumë hapësira, që nuk luan në bllok. Lojtarët vazhdojnë me të njëjtin ritëm, si ata që ishin sezonin e kaluar, ashtu dhe ata që kanë mbërritur tani.

Gjërat mund të ndryshojnë nga ndeshja në ndeshje, por nuk shikoj atë ritmin e duhur.

Të gjitha ndeshjet janë të vështira, nuk ka ndeshje të lehta, por problemi është se si do të mblidhet kjo skuadër. Nuk e ka formuar trajneri, e kanë formuar drejtuesit teknikë, të shikojmë se si do të reagojnë”.

Vllaznia, brenda objektivave - “Vllaznia, për mënyrën se si është ndërtuar mendoj se është brenda objektivave. Luajti me një skuadër si Teuta, e zgjidhi ndeshjen shumë shpejt. Në pjesën e dytë duhet të shënonte me rastet që kishte. Përse të mos bënte të njëjtën gjë ashtu si Laçi?. I duhet kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat