Bayerni pritet të “testojë” Barcelonën

Futboll

Bayerni pritet të “testojë” Barcelonën

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:43
Pedri

Pedri është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka Barcelona në të tashmen, por edhe në të ardhmen dhe nga klubi katalanas cilësohet si i patransferueshëm.

Por futbolli ka treguar shpesh herë se asgjë nuk është e pamundur, ku lojtarët të cilët janë konsideruar të pantransferueshëm, janë larguar. Mesfushori spanjoll është në listën e dëshirave të shumë klubeve të mëdha europiane, por deri tani Barcelona i ka rezustuar ofertave.

Klubi katalanas është në një krizë financiare dhe Bayern Munich po mundohet të përfitojë nga kjo situatë.

Sipas raportimeve të mediave, bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 120 milionë euro për kartonin e talentit spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat