Ancelotti thumbon Barcelonën

Futboll

Ancelotti thumbon Barcelonën

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:28
Ancelotti

Barcelona akuzohet për korrupsion në çështjen “Negreira”, për korruptim të ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë, kompanive të të cilit klubi katalanas i pagoi 7.3 milionë euro mes viteve 2001 dhe 2018.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, u ndal në këtë temë, duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike: “Unë jam i shqetësuar për këtë çështje, pasi e gjithë bota e futbollit është e interesuar të dijë të vërtetën e një situate kaq serioze.

Drejtësia po punon për këtë dhe ne duhet ta lëmë të bëjë punën e saj”.

Po çfarë e shqetëson më shumë trajnerin e Real Madridit nga kjo çështje? Përgjigjet Ancelotti: “Kam 40 vite që jam në këtë botë, të futbollit, dhe kur ndodhin këto lloj problemesh na shqetësojnë të gjithëve.

Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të gjejë zgjidhjen ligjore”.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Real Madridit iu përgjigj edhe akuzave të bëra nga drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Gil Marin, në lidhje me klimën e krijuar rreth gjyqtarëve nga “Los Blancos”: “Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë drejtori apo presidenti i Atlético Madridit.

Ajo që duhet të pyesni veten është nëse gjyqtarët e bëjnë mirë punën e tyre. Unë mendoj se ata bëjnë gabime të mëdha, askush nuk është i përsosur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat