Alimi asiston në Rumani

Futboll

Alimi asiston në Rumani

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:41
Alimi

Anëtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Isnik Alimi, ka asistuar për ekipin e Sepsit por humbën me rezultat 2:1 nga Farul Constanta.

Ndeshja ka qenë e javës së 11-të të elitës së futbollit rumun.

Në minutën e 45-të të takimit, Alimi ka dhënë një asistim të shkëlqyeshëm për të barazuar rezultatin, por vendasit fituan me 2:1 me golin e Budeskut në minutën e 55-të.

Alimi ka treguar lojë të mirë në fanellën e Sepsit.

Alimi u zëvendësua në minutën e 79-të.

Sepsi renditet në vend të 9-të me 14 pikë e Farul në të 5-tin me 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat