Xavi i mahnitur nga Interi

Futboll

Xavi i mahnitur nga Interi

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:58
Xavi

Jo për skuadrën aktuale që kryeson në Serinë A dhe fiton në Champions, por ajo e vitit të kaluar, që i befasoi të gjithë duke arritur deri në finalen e Champions League.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri i barcelona-s, Xavi, që shumë shpejt do të koleksionojë ndeshjen e tij të 100-të në drejtim të katalanasve.

Mundo Deportivo e ka vënë në provë me një format të veçantë: 10 pyetje, 10 përgjigje.

Trajneri është pyetur në lidhje me ekipin kundërshtar që e ka vënë më shumë në vështirësi taktikisht.

Xavi nuk është menduar dy herë dhe ka përmendur zikaltrit e Simone Inzaghi-t, që sezonin e kaluar eliminuan Barcelona-n nga Champions League në fazën me grupe.

“Real Madrid dhe Bayern janë gjithmonë skuadrat më të vështira, duhet të pranoj se Inter-i dhe skema e tyre 3-5-2 më ka befasuar. Janë të pabesueshëm në aspektin taktik, e  kanë ekzekutuar pothuajse në mënyrë perfekte”, ka thënë spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat