Harry Kane, një 9 modern

Futboll

Harry Kane, një 9 modern

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 13:32
Harry Kane

Anglezi zhvendoset pak më prapa në sulm dhe kthehet në ndihmë të ekipit të Tuhel

Pas fitores në kampionat të Bajern Mynih ndaj Fraiburgut, Tomas Tuhel mund t’i gëzohet tashmë pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Është koha ndoshta për të provuar të rikuperohet edhe portieri Maunel Nojer.

Tekniku i bavarezëve ka bërë edhe një bilanc: “Kemi patur një lojë shumë të rrjedhshme dhe kemi krijuar shumë raste për shënim dhe ndoshta zhvendosja e Kein pak më prapa ka funksionuar.

Ne donim ta bënim në mënyrën që mund të kthehej i nevojshëm për shokët e tij, gjithnjë më i rrezikshëm duke penetruar më shumë në thellësi në zonën e penalltisë të Fraiburgut. Duhet të them që ka funksionuar shumë mirë dhe do të mund ta rishohim përsëri në këtë pozicion”.

Pra në këtë mënyrë anglezi do të mund të jetë përfundimisht shumë mirë një numër 9 modern.

Nga ata që nuk dinë vetëm të shënojnë apo të sulmojnë portën, por dhe të vijë e të marri topin dhe të luajë për të mirën e skuadrën dhe të shokëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat