Telashe për Barcelonën

Futboll

Telashe për Barcelonën

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:30
Gavi

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka pësuar një dëmtim gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare me Spanjën, sipas raporteve.

Mesfushori 19-vjeçar pësoi dëmtim gjatë një seance stërvitore me kombëtaren spanjolle së bashku me shokun e tij të skuadrës Nico Williamsin, me të dy lojtarët aktualisht duke u monitoruar, sipas Carrusel Deportivo të “Cardena Ser”.

Disponueshmëria e Gavit për ndeshjet e ardhshme kundër Skocisë dhe Norvegjisë është aktualisht e paditur, me lojtarin që po përballet me një garë me kohën për takimin e “El Classicos” të Barcelonës me Real Madridin më 28 tetor, nëse lëndimi është serioz.

Përparimi i tij do të monitorohet nga afër nga kombëtarja spanjolle në ditët në vijim, përpara se të marrin një vendim për disponueshmërinë e tij përpara ndeshjes në Skoci të enjten (nesër).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat