Messi: Barcelona e Guardiolës, më e mira e gjithë kohëve

Futboll

Messi: Barcelona e Guardiolës, më e mira e gjithë kohëve

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:44
Guardiola e Messi

Kampionët aktualë të botës morën fitoren e katërt në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Pasi festoi ndaj Ekuadorit (1-0), Bolivisë (3-0) dhe Paraguait (1-0), Argjentina e drejtuar nga Lionel Skaloni mposhti 2-0 Perunë në Lima, kështu që pas katër xhirove kanë maksimum 12 pikë dhe një goladiferencë 7:0.

Argjentina u udhëhoq drejt fitores nga Messi, i cili shënoi në minutat 32′, 42′ dhe një gol iu anuluan në minutën e 58-të nga VAR-i. Pas ndeshjes, ylli i skuadrës lavdëroi ekipin e tij kombëtar duke krahasuar me Barcelonën legjendare të Guardiolës.

“Mendoj se kjo skuadër është mbresëlënëse, vazhdon të rritet. Kemi lojtarë të mëdhenj, kemi një stil shumë të veçantë loje që na identifikon. Le të shpresojmë që të vazhdojmë në atë rrugë”, ka thënë fillimisht Messi.

“Ekipi është mbresëlënës dhe vazhdon të rritet, ata luajnë çdo herë më mirë.

Krahasimi me Barcelonën e Pep? Kjo Barcelonë është skuadra më e mirë në histori. Mendoj se kjo Argjentinë është atje lart me gjithçka që ka treguar. Ne jemi kampionët e Amerikës dhe botës”, përfundoi kapiteni argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat