Sacchi: Milan mbetet kandidat për ta fituar titullin

Futboll

Sacchi: Milan mbetet kandidat për ta fituar titullin

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:04
Sacchi

Trajneri i njohur italian i futbollit dhe ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi ka thënë se Milan mbetet kandaidat për titull kampioni në Itali.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli, e cila javën e kaluar ka barazuar me Napolin, aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelën e Serie A. 

"Kalendarin e kanë më të mirë se Juvja dhe Interi, por pikët duhen fituar.

Milanistët duhet të jenë të qetë për reagimet që ofron skuadra e tyre së cilës, nuk duhet harruar, i janë bashkuar 10 lojtarë në verë. Janë djem me potencial, megjithatë kanë nevojë për kohë përshtatjeje", ka thënë ai.

"Nuk i njoh shumë mirë, por besoj se janë të gjithë futbollistë të zgjedhur me një ide të saktë, ndaj Milani mbetet kandidate potenciale për titullin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat