Melo “sparkatë” ndaj Mbappes

Futboll

Melo “sparkatë” ndaj Mbappes

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 14:32
Melo

Kylian Mbappe nuk i pëlqen futbolli brazilian. Kampioni francez e cilësoi atë si të pazhvilluar dhe nuk ka vonuar për të ardhur një përgjigje nga Felipe Melo, një nga lojtarët që kanë përfaqësuar futbollin brazilian në Europë.

Mbrojtësi tanimë 40-vjeçar që vetëm pak ditë më parë ngriti trofeun e Libertadores me Fluminensen, e konsideruar si Champions League e Amerikës Latine nuk u kursye ndaj yllit të PSG.

“E konsideroj një budalla, ai ka shumë për të mësuar”, deklaroi për Mbappe mesfushori i famshëm për ndërhyrjet e ashpra në fushë, duke shtuar:

“Mbappe shënoi 3 gola në finale, por Kupën e Botës e fitoi Argjentina dhe më i miri në Botë është Messi.

Mbappe ka ende për të mësuar, nuk mund të flasë për futbollin amerikano-jugor.

E konsideroj një lojtar të madh, me shumë mundësi do të fitojë 3 apo 4 Topa të Artë, por duhet ta mbajë gojën mbyllur.

Nga Europa vijnë për të kërkuar lojtarë në Amerikën e Jugut, jo në Francë. Për fat nuk kam patur mundësi të luaj kundër tij, nuk e di nëse për fatin e mirë timin apo për të”, u shpreh Melo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat