Griezmann bën polemikë

Futboll

Griezmann bën polemikë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen përmbyllëse të Grupit B ndaj Greqisë në transfertë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.

Megjithatë, “gjelat” edhe mund ta kishin fituar ndeshjen teksa në të 90-tën, një pasim i Coman në zonë devijohet nga mbrojtja greke me topin që dukej sikur e kaloi vijën fatale.

Por, nga gjyqtari kryesor nuk pati asnjë vendim pasi në Greqi mungonte “Goal Line Technology” që në të tilla raste është e saktë në 100% dhe nuk lë vend për mëdyshje.

Pas sfidës, Antoine Griezmann foli për këtë episod me francezin që nuk u përmbajt dhe nuk la pa “thumbuar” UEFA-n që sipas tij i ka paratë e mjaftueshme për të garantuar cilësinë maksimale.

“Çfarë na mungoi për ta mbyllur grupin me pikë të plota? E thjeshtë, mungoi “Goal Line Technology”. UEFA ka shumë para dhe nuk arrij të kuptoj se si në kohërat që luajmë sot nuk e dimë nëse ishte gol apo jo.

Nëse ata dëshirojnë që ne të luajmë kaq shpesh atëherë duhet të bëjnë më shumë për të na siguruar cilësinë”, u shpreh Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat