Zanetti lartëson Lautaron

Futboll

Zanetti lartëson Lautaron

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Lautaro e Messi

Javier Zanetti, zv.presidenti i Interit, foli për Lautaron dhe Messin: “Përputhja (krahasimi) me Leon do të jetë shumë e vështirë për të gjithë, por për të ardhmen mendoj se Lautaro Martinez do të jetë një nga sulmuesit kryesorë në botë.

Sezon pas sezoni ai ka pasur rritje të konsiderueshme, tani po konfirmohet si lider.

Ai punon për skuadrën, shënon shumë dhe është bërë lojtar i kompletuar, aq sa mban shiritin e kapitenit tek Interi.

Shpresa është që të vazhdojë kështu. Kjo ecuri mund ta afrojë atë drejt synimit për një çmim kaq të rëndësishëm si Topi i Artë”.

Ndërkohë, gjithçka është vendosur për rinovimin e Lautaro Martinez me Interin.

Kapiteni zikaltër është gati të lidhet më gjatë me klubin milanez, teksa deklaratat e agjentit të tij, Alejandro Camano, vërtetojnë atë që ka ndodhur në javët e fundit:

Jemi në diskutime për të marrë një propozim, kjo mund ta kënaqë Lautaron.

Nuk është e lehtë, në kuptimin që nuk është një gjë që kryhet brenda natës, por ne po punojmë për të arritur një marrëveshje pozitive.

Probleme? Nuk mendoj se do të ketë. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me zikaltrit. Sikurse po thosha, ne i kemi kryer tashmë diskutimet e para”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat