E pëson edhe Armando Broja, trajneri i Chelsea shfryn pas turpërimit

Futboll

E pëson edhe Armando Broja, trajneri i Chelsea shfryn pas turpërimit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Mauricio Pochettino

Chelsea ka pësuar një humbje të rëndë nga Newcastle.

Në shifrat 4-1, ekipi i Pochetino ishte tërësisht i dorëzuar ndaj kundërshtarit.

Trajneri Mauricio Pochettino nuk e pranon si normale situatën aktuale. Ndaj pas ndeshjes ai kishte shumë për të shfryrë ndaj lojtarëve të tij për mënyrën e lojës së tyre.

Për këtë arsye, Pochetino vendosi të anulojë ditën e planifikuar të pushimit dhe të shkojë menjëherë në punë të dielën në mëngjes për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ardhshme.

“Ishte ndeshja jonë më e keqe e sezonit deri më tani. Nuk treguam se po luanim për diçka të rëndësishme. Më bën shumë, shumë, shumë të zemëruar, edhe nëse kemi një ekip të ri, nuk është justifikim. Nuk mund të humbasim mundësinë për të treguar anën tonë më të mirë.

Ky ekip është i ri dhe ka nevojë për këto lloj situatash, për t’u përballur me to.

Nuk mund të fajësoj lojtarët individualë, ka të bëjë me të gjithë ekipin.

Tani do të shkojmë në hotel dhe do të fillojmë stërvitjen në mëngjes. Nuk bëhet fjalë për të qenë i lirë. Ne duhet të kuptojmë nivelin në të cilin po konkurrojmë”, tha Pochetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat