Rikthehet Olivier Giroud

Futboll

Rikthehet Olivier Giroud

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 14:09
Olivier Giroud

Milan do të luajë ditën e shtunë ndaj Atalanta në kampionat dhe në fushë pritet të zbresë thuajse i njëjti ekip që fitoi pak ditë më parë ndaj Frosinone. Trajneri Stefano Pioli nuk pret shumë lajme të mira nga infermieria, ku numri i të dëmtuarve është i madh.

I sigurtë është rikthimi i sulmuesit francez Olivier Giroud, që ka mbyllur skualifikimin dhe do të jetë titullar.

Ai pritet të zërë vendin e Luka Jovic, ndërkohë që në dyshim është prania e Rafael Leao dhe Simon Kjaer, të dy të dëmtuar.

Portugezi ka marrë OK-in nga mjekët, ndërsa Kjaer është duke u stërvitur veçmas skuadrës dhe për praninë apo jo të tyre në fushë do të mësohet diçka më shumë pas 48 orësh.

Trajneri Pioli synon të ruajë forcat edhe për ndeshjen e rëndësishme në Champions League ndaj Neëcastle, ku nevojitet me çdo kusht fitorja.

Kjaer nuk luan prej një muaji, ndaj pritet që qendra e mbrojtjes të përbëhet sërish nga Fikayo Tomori dhe Theo Hernandez. Ndoshta Rafael Leao mund të luajë një pjesë loje, për të ruajtur forcat për mesjavën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat