Muller largohet nga Bayerni?

Futboll

Muller largohet nga Bayerni?

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 13:19
Muller

Asi gjerman Thomas Muller raportohet se në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Bayern Munich.

Veterani gjerman në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Negociatat mes lojtarit dhe ‘Bavarezëve”, sipas medieve gjermane, kanë ngecur dhe duket se ky kampionat mund të jetë i fundit për Mullerin në fanellën e klubit më të madh në tokën gjermane.

E ardhmja e lojtarit siç raportohet, mund të jetë Italia. Juventusi thuhet se është i interesuar për gjermanin, i cili ka përvojë të madhe ndërkombëtare.

Madje, mësohet se krerët e Juvës shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit, të cilin synojnë të transferojnë në Torino, verën që vjen.

Ndryshe, lojtari prej kohësh po monitorohet edhe Manchester United, Milan dhe Inter..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat