Thuram është shndërruar ar në muajt e tij të parë në Milano

Futboll

Thuram është shndërruar ar në muajt e tij të parë në Milano

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Thuram

Markus Thuram është shndërru ar në muajt e tij të parë në Milano, një nga idhujt e tifozerisë zikaltër dhe duket se sulmuesi po e shijon në maksimum këtë moment. I mbërritur nga Borusia Mënshengladbah me parametër zero në verë për të zëvendësuar Romelu Lukakun, sot francezi mund të thotë me plot gojën që ia ka dalë.

“Është një moment i mrekullueshëm, një përvojë e re zbulimi, në një ekip të ri, një kampionat të ri, një qytet të ri.

Po përpiqem të mësoj çdo sekondë.

Kisha folur tashmë me Auzilion dy vjet më parë, para se të dëmtohesha dhe më kishte thënë se më shikonin si qendërsulmues. Ishte kjo që më bëri të mendoj se Interi ishte zgjidhja më e mirë për mua”, tha numri 9 i Inzagit në intervistën e tij për “Sky Sport”, në të cilën ka folur për një sërë temash, nga vlerësimi i tij për Lautaron tek objektivat sezonalë jo vetëm me Interin, por edhe me Francën.

Keni një marrëdhënie të mirë me Lautaron në fushë?

"Ai është një kampion, është sulmuesi më i mirë në botë. Çdo lojtar që luan me të e gjen lehtësisht"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat