Prishtina i falet Pefqelit, Fushë Kosova nuk e realizoi penalltinë 

Futboll

Prishtina i falet Pefqelit, Fushë Kosova nuk e realizoi penalltinë 

Nga: K. G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:56
Prishtina feston

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Fushë Kosovës, në takimin që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Në minutën e 32-të, futbollisti Mërgim Pefqeli shënoi për fitoren e Prishtinës.

Statovci i Fushës Kosovës nuk e realizoi penalltinë në minutën e 75-të. 

Goditja e tij për fat të keq ndalet nga traversa dhe fat i madh për Prishtinën, që si vendas ka luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në  Lipjan.

Pas javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina renditet në vend të pestë me 25 pikë dhe Fushë Kosova në të nëntin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat