Queven: Duam vetëm fitore

Futboll

Queven: Duam vetëm fitore

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Queven

Të dielën do të luhet java e 18-t, që do të jetë edhe java e fundit për sezonin vjeshtor.

Kjo e diel ekipin e Shkupit do ta gjejë në Strumicë, ku do të jemi mysafir të vendasve AP Brera, duel ky që do të luhet në orarin e zakonshëm të kësaj periudhe, duke nisur nga ora 13:00.

Për këtë përballje ekipi shkupjan do të jetë pothuajse i kompletuar në formacion, përveç se tani më futbollistëve që më parë shkaku i lëndimeve kanë mbyllur sezonin, Sahiti, Niltinho dhe Riçkov.

Por padyshim se trajneri Zhizhoviç do të nxjerrë formacionin që është në formën më të mirë për të nxjerrë dhe rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Për ndeshjen e të dielës ka folur mesfushori brazilian, Qeueven i cili në këtë sezon në 16 paraqitje ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asiste, por me lojën e tij shpesh herë ka treguar se është një vlerë e madhe e ekipit.

“E dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, qëllimi ynë është që të mbyllim gjysmë sezonin në pozitën e parë, andaj po punojmë shumë për të arritur këtë.

Do të shkojmë në këtë duel të fokusuar, duke kërkuar fitore dhe shpresoj që asgjë nuk do të na ndalë në këtë rrugëtim”, ka thënë braziliani Queven.

Ndeshja AP Brera – FC Shkupi luhet të dielën në qendrën sportive “Pandev” me fillim në ora 13:00, ndërsa drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë arbitri nga Kërçova Aleksandar Grujoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat