"Lufta e ftohtë” te PSG

Futboll

"Lufta e ftohtë” te PSG

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:24
Mbappe e Enrique

“Lufta e ftohtë” ka nisur prej kohësh, por pas ndeshjes kundër Borusia Dortmund u bë publike,

Në atë sfidë, Luis Enrike i kërkoi ekipit të ulte rimtin për të ruajtur barazimin pasi kishte frike se mos pësonte gol e eliminohej nga Liga e Kampioneve.

Nga ana tjetër, Kilian Mbape u inatos pasi kërkonte që skuadra të shënonte një tjetër gol e të merrte vendin e parë në grup.

“Një nga vendimet më të mira të karrierës time”, tha Luis Enrike pas ndeshjes, duke bërë të qartë se pretendimet e Mbape ishin të kota.

Dy ditë më vonë, në ndeshjen ndaj Lillës, Mbape shënoi dhe nuk festoi, i pakënaqur me pozicionin që i kishin dhënë në fushë shpeshherë gjatë sfidës.

“Mbape luan ku vendos ai”, tha Luis Enrike pas asaj sfide, duke shtuar se “nuk kishte fuqi mbi të”.

Një mesazh i qartë se francezi ishte ai që kishte problemin me trajnerin dhe jo e kundërta, pasi tekniku i kishte dhënë liri të plotë.

Një situatë që ka ndezur edhe më shumë aludimet se në fund të këtij sezoni, vetëm një prej tyre mund të vazhdojë në radhët e parisienëve, sido që të vazhdojë rrugëtimi i skuadrës në Ligën e Kampioneve që është objektivi primar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat