Lautaro: Më vjen keq

Futboll

Lautaro: Më vjen keq

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Lautaro

“Pas 89 paraqitjeve radhazi, për fat të keq jam i detyruar të ndalem dhe për këtë arsye jam i zhgënjyer që nuk mund t’i ndihmoj bashkëlojtarët ndaj Lecce. Pushim i detyruar për disa ditë, për t’u rikuperuar dhe rikthyer sa më shpejt”.

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, e komentoi në llogarinë e tij në Instagram ndalimin ndaj dëmtimi, që do ta detyrojë të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit për këtë vit kalendarik.

“Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si shkoi ndeshja e së mërkurës mbrëma. Kupa e Italisë është një kompeticion që na interesonte shumë, duke qenë se kemi fituar dy edicionet e fundit.

Do të donim të vazhdonim rrugën, skuadra dha gjithçka që kjo të mund të ndodhte. Nuk ia dolëm, por tani duhet të fokusohemi totalisht në objektivat e tjerë shumë të rëndësishëm të mbetur”, – komentoi më tej kapiteni zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat